presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti drejtoreshën e UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore

Prishtinë, 14 maj 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur Drejtoreshën Regjionale të UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore, Afshan Khan.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar drejtoreshën Khan për kontributin e UNICEF-it në Kosovë.“Jemi mirënjohës për kontributin e UNICEF-it në Kosovë, që nga përfundimi luftës, në përmirësimin e kushteve për jetë, nga shëndeti e deri te arsimimi i fëmijëve. Kosova ka ndërtuar legjislacion bashkëkohor që siguron mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. Kemi ndihmuar arsimimin e tyre, duke ofruar libra shkollorë pa pagesë për të gjithë fëmijët, për të garantuar qasjen e të gjithë fëmijëve në arsim”, ka thënë presidenti Thaçi.Në anën tjetër, Drejtoresha Regjionale e UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore, Afshan Khan, ka thënë se UNICEF-i është duke punuar në promovimin e të drejtave të fëmijëve të tëgjitha komuniteteve dhe në të gjithë sektorët.Presidenti Thaçi i ka ofruar drejtoreshës Khan bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në të gjitha projektet që ndërlidhen me fëmijët e Kosovës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.