Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale nga Ambasadori i San Marinos, Stefano Stolfi.
Presidenti Thaçi i ka uruar suksese në detyrën e re ambasadorit Stolfi.“Kosova është e përkushtuar të thellojë bashkëpunimin me të gjitha shtetet mike dhe i jemi mirënjohës edhe autoriteteve në San Marino për mbështetjen e vazhdueshme”, u shpreh presidenti Thaçi.Ndërsa, Ambasadori i San Marinos, Stefano Stolfi, theksoi se pret një thellim të bashkëpunimit ndërshtetëror në vitet e ardhshme.Presidenti Thaçi dhe ambasadori Stolfi diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, artit dhe kulturës.