presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Sllovenisë

Prishtinë, 07 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Sllovenisë, Bojan Bertoncelj.

Presidenti Thaçi ka uruar atë për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje të plotë në ushtrimin e postit të ambasadorit të Sllovenisë në Kosovë.Në këtë takim është biseduar për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve.“Jemi mirënjohës për përkrahjen e Sllovenisë që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat, sidomos në proceset integruese të Kosovës”, ka theksuar Presidenti.Presidenti Thaçi ka thënë se Sllovenia është model shumë i mirë i rrugës që duhet të ndjekin shtetet e tjera të rajonit për t’u integruar në BE dhe NATO.Nga ana tjetër, ambasadori slloven, Bojan Bertoncelj ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë të kultivojë marrëdhënie të mira me Kosovën, duke e mbështetur në rrugën e saj euroatlantike. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.