Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës, Pia Stjernvall.
Presidenti Thaçi ka uruar atë për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje të plotë në ushtrimin e postit të ambasadores në Kosovë. “Do të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, nga shpallja e pavarësisë, deri te shtet ndërtimi dhe forcimi i subjektivitet ndërkombëtar”, ka theksuar Presidenti.Presidenti Thaçi ka ofruar ambasadores Stjernvall mbështetje në forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve. Nga ana tjetër, ambasadorja e re e Finlandës, Pia Stjernvall ka thënë se Finlanda do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.Presidenti Thaçi në fund ka falënderuar ambasadoren për njohjen që Finlanda i ka bërë Kosovës, duke kontribuar kështu në paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe Evropë.