DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi niset për vizitë shtetërore në Turqi

Prishtinë, 28 dhjetor 2016 – Me ftesë të presidentit turk, Rexhep Taip Erdoan, presidenti Thaçi sot është nisur për vizitë shtetërore në Turqi.

Presidenti Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin Presidencial, ku fillimisht do të zhvillojë një takim me homologun e tij turk, kurse më pas edhe bisedime dypalëshe së bashku me delegacionet zyrtare.

I pari i vendit do të takohet edhe me Kryeministrin e Republikës së Turqisë, Binali Yëlldërëm, si dhe me Kryetarin e Parlamentit turk, Ismail Kahraman.

Gjatë vizitës shtetërore në Turqi, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të vendosë kurora lulesh në Mauzoleun e Ataturkut, në Kuvendin e Turqisë dhe në vendin e sulmit terrorist në Beshiktash të Stambollit.

Gjithashtu, presidenti Thaçi do të mbajë edhe një ligjëratë në universitetin TOBB të Ankarasë.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.