presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi ngushëllon familjen Mramori, kërkon ndriçimin e shkaqeve të tragjedisë

Prishtinë, 23 qershor 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shprehet i tronditur me tragjedinë që ka ndodhur sot në lagjen Kolovicë të Prishtinës, me ç’rast dy fëmijët e familjes Mramori humbën jetën.

Me këtë rast, presidenti Thaçi shpreh ngushëllime për familjen Mramori,
duke iu bashkuar dhimbjeve të tyre në këtë ditë të rëndë.
 
“Sot
bashkëndjej me familjen Mramori, me dhembjen dhe lutjet e tyre. Humbja e
jetëve të fëmijëve të tyre, sikurse edhe humbja e vogëlushes Xheneta
Gashi nga Prizreni, kanë tronditur çdo familje në Kosovë”, thekson
presidenti Thaçi.
 
Presidenti Thaçi fton institucionet që të
hetojnë shkaqet që çuan në këto dy tragjedi dhe të marrin çdo masë që të
parandalohen ngjarje të tilla të dhimbshme.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.