presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi merr mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Uashington, 27 nëntor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Uashington ka zhvilluar një takim me John Boltonin, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, për perspektiven euroatlantike dhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si parakusht për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon.Presidenti Thaçi e ka falënderuar këshilltarin John Bolton për mbështetjen që presidenti Trump po i jep Kosovës në të gjitha fushat.Nga ana tjetër, Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump e ka siguruar Presidentin e Kosovës se Shtëpia e Bardhë dhe administrata Trump e mbështetë fuqishëm arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Gjatë ditës, presidenti Thaçi pritet të takojë edhe përfaqësues të shumtë amerikanë në Kongres, Senat dhe institucione të tjera. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.