presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi kërkon njohjen e shteteve anëtare të Ligës Arabe

Nju Jork, 22 shtator 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot në Nju York, Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Kreu i shtetit e falënderoi sekretarin About Gheit për angazhimin e tij personal dhe të liderëve të vendeve të Ligës Arabe për forcimin e partneritetit të Kosovës më shtetet e Ligës Arabe dhe për afirmimin e Kosovës në vendet anëtare të kësaj organizate.

Në takim u diskutua edhe për intensifikimin e përpjekjeve për të lobuar për njohjen e Kosovës nga shtetet e Afrikës Veriore që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.