DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi kërkon anëtarësim në INTERPOL dhe anulim të fletarresteve të Serbisë

Mynih, 19 shkurt 2017- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih ka zhvilluar një takim me Sekretarin Gjeneral të INTERPOL-it, Jürgen Stock.

Në këtë takim është biseduar për mundësinë e pranimit të Kosovës në këtë organizatë, si dhe për mënyrën e thellimit të bashkëpunimit me INTERPOL-in.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim në INTERPOL.

“Ne kemi nevojë për INTERPOL-in, por edhe INTERPOL-i ka nevojë për Kosovën, për informim sa më të shpejt”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jürgen Stock, ka theksuar se INTERPOL-i është i hapur për Kosovën dhe pret të përfundojnë procedurat e brendshme për të filluar shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim.

Me Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, presidenti Thaçi ka diskutuar edhe për çështjen e ndalimit të shtetasve të Kosovës me fletarrestime të Serbisë, duke thënë se fletarrestet e tilla janë të paqëndrueshme dhe të motivuara politikisht.

Presidenti Thaçi nga sekretari i INTERPOL-it ka kërkuar që të gjitha fletarrestet politike të Serbisë të anulohen.

 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.