presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi fton investitorët kanadez në Kosovë

Toronto, 13 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në edicionin e 10-të jubilar të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar “Toronto Global Forum”.

Në kuadër të këtij forumi, presidenti Thaçi ka zhvilluar takime me shumë pjesëmarrës nga mbarë bota. Presidenti Thaçi ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Republikës së Guinesë, Mamady Youla, të cilin e ka falënderuar për njohjen që ky vend i ka bërë Kosovës dhe për mbështetjen në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. “Pavarësia e Kosovës ka krijuar paqe dhe stabilitet në rajon dhe tanimë Kosova po njihet si faktor paqeje në botë. Me kryeministrin Youla u pajtuam që sa më shpejt të vendosen marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve tona”, ka theksuar presidenti Thaçi.Gjithashtu, presidenti Thaçi ka takuar edhe themeluesin e Forumit Ekonomik Global të Torontos,  Gil Rémillard, me të cilin ka shkëmbyer ide rreth mundësive të prezantimit të Kosovës në aktivitetet që zhvillon ky forum. “Kosova është shtet me potencial dhe mundësi të shumta për investitorët e huaj. Ligji për investime strategjike do të hapë mundësi për ardhjen e investitorëve të fuqishëm edhe nga Kanadaja. Stabiliteti dhe siguria në Kosovë premtojnë që vendi ynë të bëhet bazë e investimeve kanadeze në rajon”, ka thënë presidenti Thaçi.Nga ana tjetër, Gil Rémillard, ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në forumin e sivjetmë është një mundësi e mirë e takimit me përfaqësues të kompanive të fuqishme të Kanadasë.“Pjesëmarrja e Kosovës ka ngritur interesim edhe tek pjesëmarrësit e tjerë”, ka thënë Rémillard. Gjatë qëndrimit në Toronto, presidenti Thaçi ka takuar edhe Kryeministren e Ontarios, Kathleen Wynne, me të cilën ka diskutuar për nevojën e rritjes së bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, tregtisë, arsimit, kulturës dhe për komunitetin e diasporës, pjesëtarët e së cilës jetojnë dhe veprojnë kryesisht në Toronto, Hamilton dhe London.“Ka një rritje të vazhdueshme të pranisë së Kosovës në provincën kanadeze të Ontarios, si hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Otavë, pjesëmarrja në panairin më të madh vjetor në botë në fushën e minierave dhe mineraleve që mbahet në Toronto”, ka thënë presidenti Thaçi.Forumi Global i Torontos është konferencë ndërkombëtare që promovon dialogun për çështje nacionale dhe globale. Ky forum mbahet nën patronazhin e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të kontinentit të Amerikës (IEFA).IEFA organizon samitet vjetore ku mblidhen krerë të shteteve, guvernatorë të bankave qendrore, ministra dhe vendimmarrës globalë ekonomikë.Forumi Global i Torontos ka mbledhur mbi 130 folës dhe 2600 delegatë nga mbi 40 shtete.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.