presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi: Duke nderuar jetën dhe veprën e Demaçit, nderojmë vetveten

Prishtinë, 30 korrik 2018- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të punës pas ditëve të zisë, ka bërë homazhe te varri i veprimtarit të shquar, Adem Demaçi.

“Ndjej obligim edhe moral, edhe shtetëror, që sot në këtë ditë të parë të punës të nderojmë në mënyrë institucionale dhe shtetërore njeriun e pavarësisë së Kosovës, autoritetin dhe institucionin moral, politik dhe gjithëkombëtar, Adem Demaçin”, ka thënë presidenti Thaçi.Kreu i shtetit ka shtuar se duke nderuar jetën e Demaçit, ne e nderojmë vetveten. “Duke respektuar dhe nderuar jetën, veprën dhe angazhimin e tij jetësor për liri të Kosovës dhe për bashkim të shqiptarëve, ne nderojmë vetveten dhe marrim energji për hapat tanë të mëtutjeshëm”, ka thënë ai. Presidenti Thaçi ka theksuar se shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar do ta respektojnë e nderojnë përjetësisht Adem Demaçin. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.