presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi dhe shefja e EULEX-it flasin për përfundimin e misionit të EULEX-it

Prishtinë, 24 maj 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.

Presidenti Thaçi dhe shefja e EULEX-it në Kosovë kanë konstatuar se është finalizuar teksti i letërkëmbimit ndërmjet Kosovës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, që parasheh përfundimin e misionit të EULEX-it në Kosovë në këtë vit.Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadoren Papadopoulou për qasjen konstruktive dhe për bashkëpunimin e misionit të EULEX-it dhe të gjitha institucioneve të Bashkimit Evropian. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.