DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi dhe Ministrja e Mbrojtjes së Sllovenisë flasin për ushtrinë e Kosovës

Prishtinë, 20 qershor 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, Andreja Katic.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ministren Katic për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë dhe ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi i mirë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.Ministren Katic, presidenti Thaçi e ka njoftuar edhe për bashkëpunimin rajonal të Kosovës.“Kemi bashkëpunim të mirë bilateral, bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor me vendet e rajonit, madje edhe me ato që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë presidenti Thaçi.Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Sllovenisë, Andreja Katic, është shprehur e kënaqur me bashkëpunimin në mes dy vendeve.Presidenti Thaçi e ka njoftuar ministren Katic edhe për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.Ai ka thënë se ushtria e Kosovës do të jetë forcë profesionale, në përputhje me standardet e NATO-s, shumetnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.