DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj emëruan drejtorin e ri të AKI-së

Prishtinë, 20 prill 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, sot kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Duke u bazuar në Nenin 84 (21), në Nenin 94 (8) dhe Nenin 129 (3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, morën vendim për emërimin e z. Shpend Maxhuni, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.