presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi dekoroi kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave

Prishtinë, 6 dhjetor 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Komiteti Olimpik i Kosovës bashkë me federatat dhe sportistët kanë shënuar suksese domethënëse për Kosovën, sidomos në arenën ndërkombëtare.“Ju përgëzoj për punën dhe kontributin që keni dhënë në zhvillimin e sportit, anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë presidenti Thaçi.Në prag të trevjetorit të anëtarësimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, presidenti Thaçi e ka dekoruar kryetarin Hasani edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e tij në zhvillimin e sportit kosovar.Ndërsa, kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, është shprehur i nderuar me dekoratën që ka pranuar nga presidenti, duke thënë se ky është një motiv shtesë për arritjen e sukseseve të mëtejshme për Kosovën.Ai e ka informuar presidentin Thaçi për përgatitjet që po bënë KOK-u për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018 dhe për Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020.Presidenti Thaçi ka theksuar se përfaqësimi i Kosovës me sportistë në këto ngjarje është një mundësi shumë e mirë për promovimin e sportit tonë dhe e forcon edhe shtetësinë e Kosovës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.