presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu vizitoi Ambasadën e Kosovës në Ankara

Presidenti iRepublikës së Kosovës,dr. Fatmir Sejdiu nëkuadër të vizitës dy ditoreqë po i bënë Republikës sëTurqisë, vizitoi edhe Ambasadëne Republikës sëKosovës në Turqi, meç’rast u pritë nga ambasadoriBekim Sejdiu mestafin e ambasadës.

Ambasadori Bekim Sejdiu e njoftoi Presidentin Sejdiu për të arriturat dhe në përgjithësi për veprimtarinë e gjertanishme të Ambasadës së Kosovës në shtetin Turk.“ Ndihma dhe përkrahja të cilën na e ka ofruar Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë një ndihmë e madhe për ne dhe në këtë drejtim, mendoj se është bërë një punë shumë e madhe”, theksoi ambasadori Sejdiu. Ndërkaq, Presidenti duke përgëzuar ambasadorin Sejdiu për punën e madhe që është duke bërë, theksoi se përkundër sfidave, ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë për tejkalimin e tyre. Po sot, Presidenti Sejdiu, zonja e parë, Nezafete Sejdiu dhe delegacioni që i shoqëronte, morën pjesë në darkën e shtruar në Pallatin Presidencial nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl dhe zonja e Tij . Në këtë darkë ishin të ftuar edhe shumë personalitete të jetës politike e kulturore të vendit, qytetarë të Turqisë më origjinë nga Kosova si dhe ambasadorë të vendeve të huaja.

This site is registered on wpml.org as a development site.