presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu vazhdoi konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve lokale

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në kuadër të konsultimeve me subjektet politike të vendit për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, sot, për të tretën ditë me radhë, i ka vazhduar konsultimet me përfaqësuesit e subjekteve politike.

Gjatë ditës, Presidenti Sejdiu ka takuar z. Emrush Xhemajli (LPK), z. Agim Çeku (PSDK), znj. Edita Tahiri (ADK), znj. Teuta Sahatqija (ORA), Ferid Agani (PD), z. Pashk Staka (PNDSH), z. Ahmet Mulliqi (BK), z. Mark Komani (PSHDK), z. Zef Morina (PDKI), z. Daut Maloku (PGJ) si dhe z. Gjergj Dedaj (PL).Në kërkim të koncenzusit për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Presidenti Sejdiu do të thërrasë në një takim të përbashkët të gjithë përfaqësuesit e partive politike, me qëllim që të merret një qëndrim i përbashkët për datën e zgjedhjeve. Por, nëse subjektet politike eventualisht nuk mund të arrijnë ujdi për datën, Presidenti në bazë të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore do të vendosë për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të para lokale në Kosovën e pavarur.

This site is registered on wpml.org as a development site.