presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu uroi presidentin e Italisë, Giorgio Napolitano

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano, me të cilin e ka uruar me rastin e Përvjetorit të Republikës Italiane.

Në urim thuhet: I nderuari President Napolitano,Më emër të popullit dhe institucioneve Republikës së Kosovë, dua ta përgëzojë Shkëlqesinë Tuaj, Qeverinë Tuaj dhe popullin e Republikës së Italisë me rastin e Përvjetorit të Republikës Italiane.Më 2 qershor, Italia nderon historinë dhe kulturën e Republikës së Italisë, ndërsa populli i Kosovës i bashkëngjitet asaj në këtë ditë festive.Gjersa Ju e festoni këtë ditë me popullin Tuaj, mua më duhet ta shfrytëzoj këtë rast që ta shpreh, edhe një herë, mirënjohjen time personale për njohjen e shpejtë nga Italia dhe mbështetjen që ajo ia ka ofruar Republikës së Kosovës. Njohja e shpejtë nga Italia jo vetëm që është domethënëse për Republikës e Kosovës, në vetvete, por edhe e ka ndihmuar Republikën e Kosovës që ta fitojë përkrahjen e vazhdueshme të vendeve të tjera.Përderisa vendi i Juaj feston Ditën Kombëtare të Italisë, luteni t’i pranoni, Shkëlqesia e Juaj, urimet e mia dhe garancitë e respektit dhe konsideratës më të thellë.Sinqerisht,Dr. Fatmir SejdiuPresident i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.