DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti një delegacion universitar nga Bosnja e Hercegovina

4 qershor. – Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot një delegacion universitar nga Bosnja e Hercegovina, të kryesuar nga rektori i Universitetit të Tuzllës, Dzemo Tufekcic dhe rektorja e Universitetit të Mostarit, Suzana Bubic, të cilët nënshkruan të enjten një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin ePrishtinës.

Duke u dëshiruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Presidenti Sejdiu u tha mysafirëve nga Bosnja se pavarësisht pengesave praktike që mund t’u paraqesë mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Bosnja e Hercegovina, ata duhet të punojnë për bashkëpunimin ndëruniversitar me Kosovën, sepse kjo është në të mirë të studentëve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë.Ndërsa, Rektori I Universitetit të Tuzllës, prof. dr. Dzemo Tufekcic, tha se universitetet e Bosnjës po e rinisin bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës, që është ndërprerë për shkak të luftës në ish-hapësirat e ish-Jugosllavisë, me qëllim që studentëve të të dyja vendeve t’u mundësohen alternativa të reja për perfeksionimin e tyre, aq më tepër kur Universiteti i Tuzllës vlerësohet si institucion me standarde evropiane të dijes.Edhe Rektorja e Universitetit të Mostarit, Suzana Bubic, tha se me nënshkrimin e marrëveshjes me UP-në është bërë një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin në mes të dyja vendeve, që do ta lehtësojë shkëmbimin e përvojave dhe të kuadrove në mes B e H dhe Kosovës. Kjo, sipas saj, do të shkojë drejtpërdrejt në dobi të studentëve, të cilët do të kenë mundësi të studiojnë në katedra përkatëse dhe me kuadro të specializuara.

This site is registered on wpml.org as a development site.