presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti kryetarin e ri të PShDK-së, z.Ton Marku

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, takoi sot kryetarin e porsazgjedhur të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, z. Ton Marku, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët dhe udhëheqësit e tjerë të kësaj partie.

Duke e uruar z. Markun zgjedhjen në këtë post, Presidenti Sejdiu pohoi se PShDK-ja ka pasur një rol të rëndësishëm nëpër të gjitha proceset që ka ka kaluar Kosova që nga vitet ’90 e këtej. Po ashtu, ai shfaqi gatishmërinë e tij që, si President i vendit, të bashkëpunojë me këtë parti, ashtu si edhe më të gjitha subjektet e tjera politike, me qëllim të bashkërendimit të punëve të përbashkëta dhe të thellimit të unitetit politik në vend.Ndërsa, drejtuesit e rinj të PShDK-së theksuan se do të angazhohen në mënyrë konstruktive për të qenë pjesë aktive e jetës politike në vend, siç e përcakton edhe profili politik i qendrës së djathë dhe tradita e kësaj partie.

This site is registered on wpml.org as a development site.