Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot kryetarin e Federatës Evropiane të Hendbollit, Tor Lian.
Në një takim të përzemërt, Presidenti Sejdiu e falënderoi z.Lian për përkrahjen e vazhdueshme që ai dhe institucioni që ai drejton i kanë dhënë Federatës së Hendbollit të Kosovës, po edhe sportit kosovar në përgjithësi, në procesin e rëndësishëm të ndërkombëtarizimit të tij. Në takim ishin të pranishëm edhe drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, të prirë nga Mexhit Devaja, kryetar.