presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës

3 qershor. – Në kuadër të përgatitjeveqë po bën Federata eFutbollit të Kosovës për përgatitjensa më të mirë të ndeshjes finalepër Kupën e Kosovës në futboll,drejtuesit e kësaj federate, të prirënga kryetari i FFK-së, z. FadilVokrri, e informuan PresidentinSejdiu për ecurinë e kësaj garegjatë këtij edicioni.

Duke e falënderuar Presidentin Sejdiu për mbështetjen e përhershmeqë i ka dhënë futbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi, z.Vokrri e ftoi Presidentin Sejdiu që t’ia dorëzojë fituesit trofeun e kësaj gare, nëndeshjen që do të zhvillohet më 10 qershor 2009 në Stadiumin e Prishtinës, ndërmjet skuadrës së Prishtinës dhe asaj të Hysit.Këtë ftesë Presidenti Sejdiu e pranoi me kënaqësi dhe u premtoi atyre, se ai, si President i vendit dhe institucionet e tjera të Republikës do të bëjnë çmos për t’i ndihmuar sportistët dhe federatat e tyre që të marrin pjesë në garat ndërkombëtare.

This site is registered on wpml.org as a development site.