presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu përuroi Bibliotekën Ndërkomunale “Ibrahim Rugova” në Gjakovë

13 qershor. – Presidenti iRepublikës së Kosovës,dr.Fatmir Sejdiu ka marrëpjesë sot në përurimin eBibliotekës Ndërkomunale”Ibrahim Rugova” nëGjakovë, një objekt i ri indërtuar me një infrastrukturëmoderne dhe me njëfond të madh të librave.

Në përurim ishin të pranishëm edhe zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të familjes Rugova e mysafirë të tjerë. “Kosova ka hyrë në një epokë të re të zhvillimeve të saj, pikërisht duke iu falënderuar punës së madhe të shumë njerëzve të dijes, por edhe të sakrificës dhe ky kombinim ka qenë më i miri, për të pasur lirinë e sotme”, është shprehur Presidenti Sejdiu, duke folur para pjesëmarrësve të shumtë. “Unë shprehi gjithmonë respektin më të madh për binomin simbolizues të ecjes sonë, Presidentin historik dr.Ibrahim Rugova, emrin e të cilit do ta ketë kjo bibliotekë, dhe komandantin Adem Jashari, që po ashtu pashkëputshëm ishin në simbiozën më të fuqishme të rezistencës dhe që të dy dhe të gjithë të tjerët shkrinë dhe dhanë veten për ditën e sotme, për lirinë e Kosovës”, tha Presidenti Sejdiu. Sot e kemi më lehtë, vijoi Presidenti Sejdiu, sepse nuk e kemi drojën e asaj që duhej sakrifikuar për çdo ditë, nuk e kemi mbi kokë kërcënimin e vazhdueshëm për zhbërje, nuk e kemi mbi kokë ndjekjen e vazhdueshme që i bëhej edhe atij që shkonte në klasë të parë dhe mësonte abecedën. Por, sot nuk e kemi lehtë, nëse nuk punojmë. Duhet të punojmë shumë, edhe kjo pjesë e pandashme e jetës në edukimin e brezave, por edhe gjithë pjesët e tjera të sistemit, të pashkëputshme, për të nxjerrë kompletësinë e mirë të një intelektuali. Mund të flasim se e duam integrimin me BE, me NATO-n, se e duam dhe e mbajmë fuqishëm, me amanet, miqësinë e përhershme me SHBA dhe me gjithë shtete dhe njerëzit që dhanë shumë nga qenia e tyre për Kosovën. Por, nëse nuk punojmë nuk e arsyetojmë këtë objektiv, nuk mund ta mbërrijmë, tha ndër të tjera Presidenti Sejdiu. Ai me këtë rast i dhuroi Bibliotekës Ndërkomunale “Ibrahim Rugova” në Gjakovë një komplet të veprave të studiuesit, intelektualit dhe Presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova.

This site is registered on wpml.org as a development site.