Prishtinë 24 gusht: Gazeta autoritare gjithëarabe “al-Hayat” ( redaksia në Londër dhe gjashtë botimet në Bejrut, Kajro, Rijad, Dubai dhe Manama) botuan citate të një interviste në faqën e parë me Presidentin dr.Fatmir Sejdiu, të cilën e zhvilloi redaktori i saj Hazem Ameen, i cili po qëndron në Prishtinë.
Me titull “Pakënaqësi e Presidentit me hezitimin arab për njohjen e shtetit te ri” gazeta citon se “Presidenti përkundër kuptimit të arsyeve që qëndrojnë prapa hezitimit të shumicës së vendeve arabe, nuk mund të ndalojë kosovarët që të mos ndjejnë pakënaqësinë për këtë, pasi që kanë menduar se shtetet arabe do të jenë në krye të vendeve që do ta njohin Kosovën”. Teksti integral i intervistës do të botohet së shpejti në gazetën gazetën “al-Hayat”