Presidenti i Republikës së Kosvës dr. Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij gjerman, z. Horst Kohler, për tragjedinë që ndodhi dje në qytetin Winneden të Gjermanisë, ku një i ri vrau pesëmbëdhjetë qytetarë, në mesin e të cilëve edhe një nxënës shqiptar me prejardhje nga Kosova. Më poshtë po e japim tekstin e këtij telegrami:
Telegram ngushëllimiShkëlqesisë së Tij, z. Horst KohlerPresident i Republikës Federale të GjermanisëNë emër të institucioneve dhe të popullit të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për tragjedinë e paimagjinueshme që ndodhi dje në qytetin tuaj Winneden.Lajmi për humbjen e jetës së pesëmbëdhjetë qytetarëve të pafajshëm gjermanë, në mesin e të cilëve ishte edhe një nxënës me prejardhje nga Kosova, është pritur me pikëllim të thellë kudo në vendin tim. Duke iu shprehur ndjenjën e konsideratës sime më të lartë, ju lus i nderuar z. President, ta përballoni me stoicizëm këtë ngjarje të hidhur, e cila na ka tronditur thellë të gjithëve!Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi! Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie!Me respektDr. Fatmir Sejdiu,President i Kosovës
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN