Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori sot, më 13 maj 2009, ftesë zyrtare nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, z. Gjorgje Ivanov, për vizitë zyrtare në këtë vend.
Ftesa është dorëzuar në Kabinetin e Presidentit Sejdiu nga i Ngarkuari me Punë i Republikës së Maqedonisë në Kosovë, z. Stojan Karajanov. Sipas akordancës së dyanshme të presidentëve, është vendosur që kjo vizitë të realizohet më 28 maj 2009.