presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu kërkon ndriçimin e të gjitha krimeve të bëra në Kosovë dhe sjelljen e autorëve të tyre para drejtësisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, kërkoi sot nga institucionet e drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të ndriçuar të gjitha krimet e bëra në Kosovë dhe për dënimin e autorëve të tyre.

Presidenti ka përcjellë me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e fundit pas prezantimit të deklaratave publike të një qytetari – shtetas i Republikës së Kosovës, për krimet dhe veprat e tjera të kundërligjshme të bëra në Kosovë, në të cilat, sipas tij, ai është pjesëmarrës dhe dëshmitar.Presidenti Sejdiu insiston që organet e ndjekjes dhe të drejtësisë, të Kosovës dhe të EULEX-it,  të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, të parapara me ligj, për të ndriçuar të gjitha të dhënat e ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e parapara me ligjet në fuqi.Po kështu, Presidenti Sejdiu thërret të gjithë qytetarët e vendit që, përkundër shqetësimeve, të ruajnë qetësinë dhe të kontribuojnë në stabilitetin e vendit tonë, duke besuar dhe duke mbështetur institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare të drejtësisë, në veprimin e tyre sa më me efikasitet për zbardhjen e të gjitha rasteve të pandriçuara, si dhe për sjelljen e autorëve të tyre para drejtësisë.“Unë si president i vendit, sikur edhe deri më tash, do të angazhohem për funksionimin e plotë të institucioneve të vendit dhe të funksionimit të shtetit ligjor dhe të sundimit të ligjit”, ka theksuar Presidenti Sejdiu.

This site is registered on wpml.org as a development site.