DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu e ndriçoi Bredhin e Pavarësisë

Sonte, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, Presidenti Sejdiu bëri ndriçimin e Bredhit të Pavarësisë, i cili vendoset çdo vjet nga Presidenti i vendit, në këtë shesh, në shenjë të nderimit të festave të fundvitit, Kërshëndellave dhe Vitit të Ri, që në Kosovë kremtohen bashkërisht nga të gjithë qytetarët pa dallim besimi fetar. Me këtë rast, Presidenti Sejdiu tha se momenti i ndriçimit të bredhit të pavarësisë e ka simbolikën e dritës për të gjithë.

Ai i vlerësoi zhvillimet e shtetit të Kosovës në vitin që po e lëmë pas,  dhe tha se Kosova këtë vit e ka pas një vit jashtëzakonisht të mirë të zhvillimeve, vit në të cilin dinjitetshëm e ka dëshmuar  qëndrueshmërinë e saj si shtet, ecjen e saj të suksesshme në anëtarësimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, në zhvillimin e proceseve të rëndësishme demokratike, në ofrimin dhe në ecjen e vizionit të qytetarëve të Kosovës në proceset e integrimeve, në një mbështetje të fuqishme me njohjet nga 63 vende të pavarësisë së Kosovës.Gjithashtu, Presidenti u shprehë se Kosova ka një gjeneratë të shkëlqyeshme të të rinjve të cilët do të marrin përgjegjësitë për të udhëhequr procese të mëdha për shtetin e Kosovës, andaj, vijoi Presidenti Sejdiu, gëzimi i fëmijëve tanë është kthyer falë investimit të madh në luftën për rezistencë, por edhe falë mbështetjes së madhe nga miqtë e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe nga shumë vende të botës demokratike.Presidenti Sejdiu bëri thirrje të  punohet edhe më shumë, që gëzimi në fytyrat e fëmijëve të Kosovës të mos zbehen asnjëherë, dhe që zhvillimi i Kosovës të ecë në rrugën e vet më të mirë.Në ceremoninë, e cila tradicionalisht organizohet nën përkujdesjen e Komunës së Prishtinës, ishte i pranishëm edhe Kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa.   

This site is registered on wpml.org as a development site.