presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dënoi shpërthimin e sotëm në Mitrovicë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dënoi shpërthimin e sotëm në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë, si pasojë e të cilit u plagosën disa qytetarë, të cilët po protestonin kundër hapjes së Zyrës së Qeverisë së Kosovës në Mitrovicë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë thellësisht të përkushtuara për krijimin e një mjedisi paqësor, stabil dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie e besimi, prandaj vlerësojmë se aktet e dhunshme si ky i sotmi janë tërësisht të papranueshme”, tha Presidenti Sejdiu.Presidenti Sejdiu ripohoi se dhuna cenon interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Presidenti Sejdiu kërkon nga institucionet përgjegjëse, vendëse dhe ndërkombëtare, që urgjentisht ta ndriçojnë këtë akt, kurse fajtorët t’i nxjerrin përpara drejtësisë.

This site is registered on wpml.org as a development site.