DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Pacolli priti Imzot Vincenco Paglian, president i Komunitetit “Shën Egjidio”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në një takim Imzot Vincenco Paglia, president i Komunitetit “Shën Egjidio” nga Italia, që ka qenë e pranishme në Kosovë që nga viti 1994, me projektet e shumta në ndihmë popullit të Kosovës.

Imzot Vincenco Paglia përgëzoi fillimisht Presidentin Pacolli për zgjedhjen në krye të vendit. “Jam i lumtur që jam në  Kosovën e lirë, të pavarur dhe me një president të ri”, theksoi z.Paglia.Ai gjithashtu përkujtoi miqësinë e madhe që ka pasur me Presidentit historik të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, takimet e shumta me të, dhe shprehu gjithë admirimin për figurën e madhe prej politikani dhe intelektuali të dr.Rugovës.Z.Paglia tha se komuniteti që ai drejton do të japë gjithë ndihmesën e tij në rrugën e integrimit të Kosovës në Evropë. Duke u shprehur në të mirë të integrimit dhe krijimit të kushteve për lëvizjen e lirë të ideve, qytetarëve e kapitalit, ai u shpreh se “aty ku kalojnë njerëzit, autobusët, kamionët, aty tanket nuk kanë vend”.Në takim, edhe Presidenti Pacolli  ka shprehur respektin e madh të tij për Presidentin historik, dr.Ibrahim Rugova: “Ne u kemi borxh Presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova dhe gjithë dëshmorëve që ranë për liri. Të gjithë e kanë ëndërruar një shtet të pavarur të Kosovës. Unë dua ta çoj në vend dëshirën e tyre”, tha ai.Duke folur për punën e Komunitetit “Shën Egjidio”, Presidenti Pacolli tha se ky fondacion dhe Imzot Paglia janë të njohur dhe të mirëpritur gjithnjë në Kosovës. “Shën Egjidio” i ka ndihmuar popullit të Kosovës atëherë kur ai ka pasur nevojë më së shumti. Populli i Kosovës nuk e harron mbështetjen e fuqishme që i keni dhënë kauzës së drejtë të Kosovës para dhe pas luftës”, tha ai.Presidenti Pacolli ka folur në takim edhe sfidat që i presin popullin dhe institucionet e Kosovës në të ardhmen, ndërsa e quajti detyrë imediate zhvillimin ekonomik, me qëllim të nxjerrjes së vendit nga pozita shumë e rëndë ekonomike në të cilën gjendet. 

This site is registered on wpml.org as a development site.