presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl rikonfirmon mbështetjen për Republikën e Kosovës

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl ka përsëritur edhe një herë përkushtimin për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit turk për Republikën e Kosovës.Në mesazhin e tij drejtuar Forumit Ekonomik Euro-Aziatik, që po i zhvillon punimet në Stamboll, ai ka përshëndetur pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, ndërsa në një bisedë telefonike zhvilluar mes dy presidentëve, Presidenti Gyl ka theksuar angazhimin e Turqisë për ndihmë Republikës së Kosovës në zhvillimin e përgjithshëm në të gjitha aspektet.

Ai po kështu ka theksuar angazhimin e Turqisë në drejtim të argumentimit të faktit se një Kosovë e lirë dhe e pavarur në qendër të Evropës është një garanci për paqe në rajon dhe më gjerë, si dhe ka përsëritur angazhimin e tij dhe të diplomacisë së shtetit turk për shtimin e numrit të shteteve që do ta njohin Republikën e Kosovës.Nga ana e tij, Presidenti Sejdiu ka falënderuar Presidentin Gyl për përkrahjen e përhershme të Turqisë, në të gjitha proceset e zhvilluara në Kosovë në dekadat dhe vitet e fundit, duke nënvizuar përkrahjen shumëdimensionale, që nga prezenca e trupave turke në kuadër të KFOR-it, investimet në fushën e biznesit, në arsim, në shëndetësi e fusha të tjera, angazhim ky që çmohet lart nga institucionet dhe populli i Republikës së Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.