Prishtinë, 16 shkurt, 2018 – Në vazhdën e urimeve me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë një telegram urimi edhe nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.
Letra e plotë:Shkëlqesisë së tij Hashim Thaçi President i Republikës së KosovësMe rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë, kam kënaqësinë që në emër të popullit italian dhe në emrin tim t’Ju përcjell urimet më të mira të prosperitetit dhe mirëqenies për Republikën e Kosovës.Gjatë këtyre dhjetëve vjetëve, Prishtina dhe Roma kanë ndërtuar një marrëdhëniet të fortë dypalëshe. Italia ka rikonfirmuar vazhdimisht afërsinë e saj me Kosovën, duke përcjellur – siç dëshmohet edhe nga pjesëmarrja jonë në misionet ndërkombëtare si EULEX-i dhe KFOR-i – forcimin e institucioneve dhe sigurisë së saj.Për më tepër, Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë në rrugëtimin e integrimit evropian që nga pavarësia e saj, një synim që duhet realizuar përmes normalizimit të plotë të marrëdhënieve me shtetet fqinje, veçanërisht me Serbinë, dhe miratimin e reformave të brendshme që kanë për qëllim konsolidimin e rendit dhe ligjit.Duke Ju uruar sukses të plotë në ceremonitë për festimin e këtij përvjetori të rëndësishëm, ku për fat të keq nuk do të mund të marr pjesë, edhe një herë shpreh urime më të përzemërta për Ju dhe për popullin mik kosovar. Sergio MattarellaPresident i Republikës Italiane