presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, uron presidentin Thaçi me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 16 shkurt, 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë një letër urimi nga Presidenti i Komisionit Evropian, Claude-Juncker, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Letra e plotë:Shkëlqesia Juaj,Ju faleminderit për letrën tuaj dashamirëse të datës 26 janar 2018 përmes së cilës më keni ftuar të marr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, më 18 shkurt 2018, në Prishtinë.Fatkeqësisht, nuk do të kem mundësi të jap një përgjigje pozitive për ftesën tuaj për shkak të angazhimeve ekzistuese në ditën përkatëse.Megjithatë, kam kënaqësinë t’ju informoj se do të vij për një vizitë në Prishtinë më 28 shkurt 2018, në kuadër të vizitës sime në Ballkanin Perëndimor.Përfitoj nga kjo mundësi për t’ju përcjellur dëshirat e mia më të mira për ngjarjen solemne.Sinqerisht i Juaji,Jean-Claude JunckerPresident i Komisionit Evropian

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.