DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb uron Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një urim nga Presidenti i Republikës së Finlandës, Alexander Stubb, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti finlandez ka përcjellë urimet më të sinqerta për Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës, duke dëshiruar prosperitet dhe mirëqenie.

Gjithashtu, Presidenti i Finlandës ka shprehur pritshmëritë e tij për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në mes dy shteteve dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet aktuale të politikës së jashtme.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.