DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Përmbledhje e vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, Presidentja Osmani zhvilloi një sërë takimesh bilaterale, diskutime me partnerë dhe mori pjesë në aktivitete të shumta multilaterale në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara. Ajo gjithashtu pati takime me mërgatën tonë në SHBA dhe vizitoi Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane.
Me qëllim të thellimit të raporteve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidentja pati biseda përmbajtësore me:
Presidentin e SHBA-ve, Donald J. Trump
Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Marco Rubio
Zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau
Sekretarin e Tregtisë të SHBA-ve, Howard Lutnick
Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, Kongresistin Brian Mast
Zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Brendan Hanrahan
Senatorin Richard Blumenthal
Kongresistin Keith Self
Kongresistin Joe Wilson
Presidentja gjithashtu zhvilloi takime bilaterale me:
Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb
Presidentin e Guinea-Bissau, Umaro Sissoco Embaló
Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye
Kryeministrin e Bahamasit, Philip Davis
Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus
Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, znj. Kaja Kallas
Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Ambasadorin Boris Ruge
Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit
Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet i Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher
Njëkohësisht, u zhvilluan edhe bashkëbisedime gjatë aktiviteteve multilaterale në New York me:
Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan
Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj
Presidenten e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter
Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar
Presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa
Presidentin e Kenias, William Ruto
Presidentin e Këshillit të BE-së, António Costa
Presidentin e Polonisë, Karol Tadeusz Nawrock
Presidentin e Mikronezisë, Wesley Simina
Presidentin e Republikës Dominikane, Luis Abinader
Presidentin e Madagaskarit, Andry Rajoelina
Presidenten e Surinamit, Jennifer Geerlings-Simons
Presidentin e Kiribatit, Taneti Maamau
Princin e Kurorës së Kuvajtit, L. T. Sabah Al-Khalid Al-Sabah
Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev
Presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev
Kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney
Kryeministrin e Japonisë, Ishiba Shigeru
Kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese
Kryeministrin e Irlandës, Micheál Martin
Kryeministrin e Belize, John Antonio Briceño
Kryeministrin e Ishujve Solomon, Jeremiah Manele
Kryeministrin e Mbretërisë së Tongës, ‘Aisake Valu Eke
Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel
Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul
Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali
Ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot
Ministren e Punëve të Jashtme të El Salvadorit, Alexandra Hill Tinoco
Ministrin e Jashtëm të Irlandës, Simon Harris
Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger
Ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, L. T. Faisal bin Farhan Al Saud
Ministrin e Punëve të Jashtme të Bruneit, Erywan Yusof
Ministren e Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Katarit, znj. Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad
Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Ruandës, Olivier Nduhungirehe
Drejtorin e OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus
Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino
Aktivitetet e tjera të Presidentes gjatë qëndrimit në SHBA përfshijnë:
– Pjesëmarrjen në panelin “Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit”, të organizuar nga Qeveria Amerikane, me ftesë të Zëvendëssekretarit të Shtetit, Christopher Landau
– Vizitën në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane dhe adresim para oficerëve të lartë ushtarakë
– Fjalimin, ligjëratën dhe takimet në Universitetin e Pittsburgh, në Pennsylvania
– Pjesëmarrjen në panelin me Presidentin Bill Clinton dhe Drejtorin e OBSH-së në ngjarjen përmbyllëse të Clinton Global Initiative
– Takimin e Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit (GCERF), me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul
– Fjalimin në Clinton Global Initiative për rëndësinë e fuqizimit të grave
– Adresimin në ngjarjen e Albanian American Relations Council (AARC)
– Marrjen e çmimit Women Empowerment Award nga Fashion 4 Development
– Pjesëmarrjen në pritjen e organizuar nga Republika Federale e Gjermanisë për liderët botërorë
– Pjesëmarrja në takimin e organizuar nga përfaqësuesit amerikanë me liderët e Ballkanit Perëndimor (tryeza SHBA-Ballkan Perëndimor)
– Pjesëmarrjen në takimin e përvitshëm të organizuar nga Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Xavier Bettel, për liderë botërorë
– Takimin me të rinjtë shqiptaro-amerikanë
Intervistën për Fox News me Brian Kilmeade në Fox & Friends
Presidentja Osmani gjithashtu takoi mërgatën tonë në New York City, Staten Island (New York), Waterbury (Connecticut) dhe Philadelphia (Pennsylvania).

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.