Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC 2025), një nga forumet më prestigjioze globale për çështjet e mbrojtjes, sigurisë, politikës së jashtme dhe më gjerë.
Gjatë qëndrimit të saj, ajo zhvilloi takime me liderë botërorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe personalitete të rëndësishme të politikës dhe komunitetit global, me qëllim forcimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e interesave të Republikës së Kosovës.
Presidentja Osmani ishte gjithashtu folëse në panele dhe mori pjesë në evente të ndryshme të organizuara në kuadër të MSC-së.
Gjatë Konferencës, Presidentja Osmani zhvilloi takime me:
• Presidenten e Zvicrës, Karin Keller-Sutter
• Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs
• Presidentin e Estonisë, Alar Karis
• Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa
• Anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Željko Komšić
• Anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Bećirović
• Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropë në NATO
• Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset
• Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen
• Delegacionin e përbashkët të Senatorëve amerikan
• Delegacionin e përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan
• Deputetët e Bundestagut, Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt
Presidentja Osmani pati mundësinë të bisedojë me:
• Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte
• Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Šekerinska
• Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus
• Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola
• Presidentin e Çekisë, Petr Pavel
• Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof
• Kryeministren e Letonisë, Evika Siliņa
• Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen
• Ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock
• Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský
• Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg
• Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosta Rikës, Arnoldo André Tinoco
• Ministra të shteteve të rajonit
• Kryetarin e CDU-së dhe kandidatin për Kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz
• Kryeministrin e Landit të Bavarisë, Markus Söder
• Komandantin e Forcave Ushtarake të Gjermanisë, Gjeneralin Carsten Breuer
• Përfaqësuesen e posaçme të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për çështje të Grave, Paqes dhe Sigurisë, Irene Fellin
• Ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe Drejtorin e ri të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Jens Stoltenberg
Presidentja Osmani takoi përfaqësues të Schwarz Gruppe, një ndër kompanitë më të mëdha gjermane, e kryesuar nga Gerd Czarnowski. Në këtë takim u diskutua për mundësitë e reja të investimeve gjermane në Kosovë dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.
Presidentja Osmani mori pjesë në:
• Panelin “Nevertheless, She Persisted: Facing the Global Gender Gap”, ku trajtoi rolin kyç të grave në proceset politike, në jetën publike dhe në çështjet e paqes dhe sigurisë.
• Takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, dhe Wolfgang Ischinger, ku ritheksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE nuk është vetëm në dobi të rajonit, por edhe të vetë BE-së, duke kontribuar në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.
Gjatë qëndrimit në Mynih, Presidentja Osmani mori pjesë në:
• Ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Disertacionit dhe Darkën “John McCain”
• Drekën dhe darkën shtetërore dedikuar Ukrainës, “New Deck of Cards? Euro-Atlantic Changes and Ukraine”, ku mbajti një fjalë rasti.
• Mëngjesin e grave, që mbledh lidere nga e gjithë bota për diskutime mbi sfidat dhe avancimin e rolit të grave në vendimmarrje.
• Darkën shtetërore dhe ceremoninë e ndarjes së Çmimit “Ewald von Kleist”
Vizita e Presidentes Osmani në Konferencën e Sigurisë në Mynih u realizua në vazhdën e angazhimit të saj të pandërprerë për promovimin e interesave të Kosovës dhe forcimin e partneriteteve ndërkombëtare.
Përmes takimeve, diskutimeve dhe pjesëmarrjes aktive në forume kyçe, Kosova vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj si një faktor i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, si në rajon ashtu edhe më gjerë.



























































