Mbi 2000 pjesëmarrës, mbi 150 panelistë nga më shumë se 45 shtete dhe mbi 30 panele e sesione diskutimi për dy ditë me radhë, Kosova u shndërrua në epiqendrën globale të diskutimeve për paqen, sigurinë dhe të drejtat e grave e të fëmijëve.
Në 25-vjetorin e miratimit të Agjendës së OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Kosova u paraqit sërish si kampione e kësaj agjende si një vend që, ndonëse i dalë nga lufta, ka zgjedhur paqen, fuqizimin e grave, si dhe avancimin e vazhdueshëm e të drejtave të njeriut si rrugën e zhvillimit.
Fokusi i këtij edicioni nuk ishte vetëm tek gratë, por edhe tek fëmijët duke vënë theksin te dëmi i shkaktuar ndër breza nga luftërat dhe konfliktet, por edhe tek rëndësi a e parandalimit të tyre duke marr për shkas storien e Kosovës. Fëmijët e Kosovës, dikur fëmijë të luftës, janë sot dëshmia më e pastër e qëndrueshmërisë dhe shpresës që lind nga paqja.
Falë të gjithëve që ishin pjesë e këtij forumi përmes fjalëve, ideve, përvojave dhe vizioneve, Kosova u vendos edhe njëherë në zemër të kësaj agjende dhe diskutimeve globale që synojnë një botë më të drejtë, më të sigurt dhe më paqësore për të gjithë.
Një falënderim i veçantë për punën e palodhshme të kabinetit presidencial, stafit civil, si dhe të gjithë institucioneve e partnerëve, që kontribuuan në suksesin e këtij edicioni.
Ju faleminderit! Puna vazhdon…