presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Mesazhi i Presidentit të Republikës së Kosovës për 12 Qershorin, Ditën e Lirisë së Kosovës

12 Qershori, Dita eLirisë, edhe sivjet, sikur edhe gjithë vitet etjera nga mbarimi i luftës, shënohet si njëditë e veçantë, ditë e kremtes së madhe, ditëe krenarisë, por edhe ditë e dhimbjes dhe ekujtimit për të gjithë ata që në rrugën e gjatëtë pavarësimit të Republikës së Kosovës bënëaktin më sublim, dhanë jetën e tyre për lirinëdhe pavarësinë e vendit tonë.

Sot po mbushen dhjetë vjet që nga dita e madhe kur Kosova iu bashkua shteteve të lira të botës, pas një periudhe të gjatë përpjekjesh e vuajtjesh, pas një lufte në të gjitha fushat: me arsim, me kulturë, me luftë politike e me luftë të armatosur, që në kujtesën tonë historike janë sublimuar te Presidenti historik Ibrahim Rugova dhe komandanti Adem Jashari.Në këto përpjekje të pafundme e të pandalshme ishte i përfshirë i gjithë populli i Kosovës, i cili e ka ndërtuar me shumë sakrificë, dashuri e besim të palëkundur lirinë që e kemi sot.Në këtë ditë, të parët në radhën e atyre që duhen respektuar dhe kujtuar janë luftëtarët e lirisë, ata që dhanë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e vendit. Një numër i madh i tyre nuk e pritën Ditën e Lirisë, nuk patën jetë për të parë realizimin e synimit të përjetshëm të tyre. I kujtojmë përjetë dhe i falemi kujtimit të gjithë atyre që bënë flijimin emadhërishëm, duke rënë në altarin e lirisë! Në Ditën e Lirisë, falënderimi u takon edhe eprorëve dhe ushtarëve të aleancës më të madhe ushtarake, NATO-s, të cilët, duke hyrë në fshatrat dhe qytetet e Kosovës sot dhjetë vjet, shpëtuan jetë njerëzish që kanoseshin nga shfarimi fizik në ditët e fundit të çmendurisë së makinerisë vrastare e Serbisë. Ndaj dhe uniforma e ushtarëve të KFOR-it është e dashur dhe e respektuar nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim përkatësie etnike.Në këtë ditë të madhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kemi arsye për të qenë të gëzuar dhe për të numëruar një varg rezultatesh të arritura deri tash, në radhë të parë faktin se shtetin tonë deri tash e kanë njohur 60 shtete, përfshirë këtu shtetet më të fuqishme e më me ndikim nëbotë.Përmendim këtu edhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, si shenja shumë të mira se Kosova ngadalë, edhe institucionalisht, po bëhet pjesë e institucioneve më prestigjioze botërore, me synimin e pandalshëm për të ecur me hapa tëshpejtë në procesin integrues në strukturat euroatlantike.Në Ditën e Lirisë, institucionet dhe populli i Republikës së Kosovës shprehin respektin e tyre të pafund për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e tjera demokratike, të cilat me përkrahjen e vazhdueshme dhe në të gjitha fushat e ndihmuan dhe po e ndihmojnë ndërtimin e shtetit tonë, Republikës së pavarur të Kosovës.Prandaj, sot, në Ditën e Lirisë, u themi një Faleminderit të pakufishme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës, të gjithë atyre që ishin pjesë e pandashme e rrugëtimit të gjatë e të vështirë deri më 12 qershor 1999, tëgjithë miqve tanë që na ndihmuan në rrugën e lirisë dhe janë sërish me ne në rrugën e shtetndërtimit dhe në proceset integruese.Gëzuar Dita e madhe e Lirisë!Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

This site is registered on wpml.org as a development site.