Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Zëvendës Sekretarit amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga Qeveria amerikane.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Kënaqësi që, si e ftuar nga Zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau, mora pjesë në panelin ‘Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet’, të organizuar nga Qeveria amerikane në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.