Këshilli Konsultativ për Komunitete, në mbledhjen e mbajtur më 29 prill 2011, të kryesuar nga z. Petar Miletić, shqyrtoi dhe miratoi Planin e punës për vitin 2011.
Kryesuesi i Këshillit, z. Miletic prezantoj pesë anëtarët e rinj të Këshillit, të emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga.
Gjithashtu, Këshilli diskutoi edhe për buxhetin e ndarë për vitin 2011, për të cilin u tha se duhet rritur, me rastin e rishikimit të buxhetit ose duke kërkuar donacione të tjera, për të realizuar Planin e punës për këtë vit. Me këtë rast u përshëndet nga të gjithë ndarja e linjës se veçantë buxhetore në kuadër të buxhetit të Zyrës së Presidentit.
Këshilli miratoi Rekomandimet e Grupit të punës për arsim, me të cilat edhe njëherë u adresohet Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve tjera të arsimit, për realizimin e kërkesave të Këshillit, që u ishin dërguar në nëntor të vitit 2010 lidhur me problemet e arsimit në gjuhët e komuniteteve joshumicë në Kosovë.
Në Këshill u konstatua se, nëse edhe kësaj radhe institucionet e Kosovës, përgjegjëse për arsim, nuk e njoftojnë Këshillin lidhur me kërkesat e parashtruara, do të kërkojnë ndihmën e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar dhe të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian për të ndihmuar në tejkalimin e problemeve në fushën e arsimit.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR