presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Jahjaga: Vepra e heronjve të Kosovës, udhërrëfyes i gjithmonshëm për ne

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka zhvilluar një varg aktivitetesh gjatë ditës së sotme, në kuadër të shënimit të 4-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Pas pjesëmarrjes në manifestimin qendror rastin e Ditës së Pavarësisë, që u shoqërua me parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku edhe mbajti një fjalim, Presidentja Jahjaga vendosi kurora lulesh para varrit të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, vuri kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Prishtinë, si dhe para shtatores së Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.Në vazhdim, ajo vizitoi Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz, ku vuri kurora lulesh mbi varrin e komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe vizitoi Kompleksin e “Varrezave të Dëshmorëve” në Gllogjan të Deçanit.Me këtë rast, Presidentja Jahjaga vizitoi familjen Haradinaj, ku u prit nga Hilmi Haradinaj, nga kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj dhe nga qytetarë të shumtë.Pas vizitës në familjen Haradinaj, Presidentja Jahjaga dha një deklaratë për media, të cilën po e japim në vijim:“Në ditën e pavarësisë, ne të gjithë i kujtojmë me pietet të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë. Si Presidente e vendit, sot vizitova varrin e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova, vizitova varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Prishtinë, shtatoren e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Vizitova po ashtu edhe kompleksin të Jasharajve dhe kompleksin memorial në Gllogjan.Ne të gjithë, në punën tonë, e kemi frymëzimin, kurajën dhe forcën që të ecim përpara, t’i kapërcejmë të gjitha vështirësitë, duke pasur parasysh punën dhe kontributin e heronjve tanë, të gjithë atyre bijve dhe bijave më të shtrenjta të Kosovës martire. Vepra e tyre është një udhërrëfyes i gjithmonshëm për të gjithë ne”.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.