DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Guvernatorja e Përgjithshme e Commonwealth-it të Australisë, Sam Mostyn AC, uron Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Guvernatorja e Përgjithshme e Commonwealth-it të Australisë, Sam Mostyn AC.

Në urimin e saj, Guvernatorja Mostyn i përcolli Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës urimet e përzemërta në emër të Qeverisë dhe popullit australian, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit në mes dy vendeve.

“Më lejoni të shpreh besimin tim se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona do të vazhdojnë të lulëzojnë edhe në vitin e ardhshëm”, thuhet në urimin e Guvernatores Mostyn.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.