Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në kuadër të manifestimeve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, priti sot në një takim një grup nxënësish nga disa shkolla të Komunës së Prishtinës si dhe Kryetarin e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës.
Në takim u bisedua për rëndësinë e kësaj dite dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë.