DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjalimi i presidentit Thaçi në ceremoninë e parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës

Të qytetarë të Republikës së KosovësTë respektuar ushtarë, dhe oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,Te nderuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të agjencive tjera shtetërore,Zonja e zotërinj,Jemi bashkuar sot, në këtë shesh të Prishtinës, për të shënuar dhjetëvjetorin e krijimit të shtetit të Kosovës. Bërja e këtij shteti dhe çlirimi i Kosovës, na pati bashkuar për gati një shekull të plotë.Breza të tërë, të cilët flijuan gjithçka që ne të gjithë, si qytetarë të këtij vendi, të bëjmë realitet me 17 shkurt 2008, shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.Ky ishte dhe do të mbetet ngjarja më e gëzuar në historinë e këtij popullit tonë.Rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe pavarësisë, ka qenë i vështirë, i mundimshëm, me shumë tragjedi, por edhe shumë heroik!Këtë rrugëtim dhe sakrificën tonën, ne kurrë nuk duhet ta harrojmë!Ne të gjithë jemi qytetarë krenarë të shtetit të Kosovës.Pas pak, ne do të mirëpresim parakalimin e trupave të Forcave të Armatosura të Kosovës dhe të pjestarëve të Policisë së Kosovës.Herën e fundit kur kishim një parakalim të tillë të FSK-së, ishte para katër vitesh, apo, me 17 shkurt të vitit 2014. Asokohe, ishin dy arsye që u nderuam, të gjithë ne, si zyrtarë dhe si politikanë të Kosovës, nga pjesëtarët e FSK-së. Në njërën anë, shënonim gjashtëvjetorin e shtetit të Kosovës, ndërsa në anën tjetër, FSK i kishte kryer të gjitha përgatitjet e duhura për tu transformuar në Forcat e Armatosura të Kosova. Fatkeqësisht, ne si politikë e Kosovës nuk ishim asokohe në gjendje që t’i përcjellim si duhet, në hap, Forcat e Armatosura të Kosovës. Por tani gjërat kanë ndryshuar në Kosovë. Si President i Republikës së Kosovës, jam i vendosur që shtetin e Kosovës, ta bëjmë me Ushtrinë e tij dhe atë sa më shpejt që është e mundur. FSK- me të gjitha efektivat e saj, tash e sa kohë, në të vërtetë, ushtrohet, përgatitet, punon dhe vepron, si një ushtri e mirëfilltë e një shteti. Forcat e Sigurisë së Kosovës janë dhe do të mbeten njëra prej vlerave më supreme të këtij shteti dhe vlerave më sublime të këtij vendi.Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë në radhët e veta djemtë dhe vajzat më të mira të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës, të cilat janë më të mirat në rajon, janë fuqia e shtetit të Kosovës dhe garanca më e mirë e sigurisë, e stabilitetit dhe e qëndrueshmërisë së Republikës së Kosovës.Prandaj momenti i shumëpritur, i zyrtarizmit të ushtrisë sonë, është duke trokitur në derën e hapur.Partnerët tanë strategjikë dhe NATO e përkrahin plotësisht këtë proces të ushtrisë së Kosovës sepse ajo do të jetë vetëm një vlerë tjetër e shtuar në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.Shteti i Kosovës mburret me ju!Urime na qoftë të gjithëve ditëlindja e dhjetë e shtetit të Kosovës.Qoftë i bekuar përjetë e mot shteti i Kosovës!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.