Sot shënojmë një ditë të rëndësishme, ditën universale të fëmijëve e cila në mbarë botën manifestohet me aktivitete të shumta të cilat kanë si qëllim të promovojnë rëndësinë e garantimit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve pa dallim gjinie, përkatësie etnike apo statusi ekonomik.
E nderuara zonja Laila Omar GadTë nderuar Ministra,Të nderuar pjesëmarrës, Sotshënojmë një ditë të rëndësishme, ditën universale të fëmijëve e cilanë mbarë botën manifestohet me aktivitete të shumta të cilat kanë siqëllim të promovojnë rëndësinë e garantimit dhe mbrojtjes së të drejtavetë fëmijëve pa dallim gjinie, përkatësie etnike apo statusi ekonomik. Këtëvit kjo ditë shënon edhe përvjetorin e njëzet të prezencës sëUNICEF-it, të Fondit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Nëkëto dy dekada shoqëria jonë ka kaluar nëpër periudha të ndryshme, ngaajo e represionit, në atë të luftës dhe më pas në periudhën e ndërtimittë paqes dhe shtet ndërtimit. Gjatë kohës së represionit serb tëdrejtat e fëmijëve kanë njohur shkelje të mëdha, ku në shumë rasteshëndeti i tyre është vënë në rrezik, mirëqenia e tyre është privuar dhedrejta e tyre për edukim është mohuar. Ndërsa u bë çmos që tëdrejtat e fëmijëve të mbroheshin, që e ardhmja e tyre të ishte endritur, periudha që pasoi më pas, ajo e luftës, mohoi edhe të drejtat etyre më thelbësore edhe të drejtën për jetë, duke i kthyer ata nërefugjatë, në të pastrehë, në jetim, deri edhe në viktima. Me mijërafëmijë të pafajshëm humbën jetën gjatë luftës së fundit në Kosovë. Patjetërqë humbjet njerëzore dhe shkatërrimi material që u shkaktuan gjatëluftës, ndikuan direkt edhe në mirëqenien dhe mundësitë që fëmijët eKosovës do të kishin në periudhën e paqes. Ishte e domosdoshme që kjoperiudhë e paqes të shihte edhe respektimin dhe njohjen e plotë të tëdrejtave të tyre. Problematikat ishin të shumta duke filluar ngaqasje në shëndetësi, në strehime të sigurta që i plotësojnë nevojat efëmijëve, në edukim e kështu me radhë. Por ne ishim të përkushtuar, sishoqëri së bashku me miqtë tanë ndërkombëtar, për të ndërmarr të gjithamasat e nevojshme për të njohur dhe për të mbrojtur të drejtat efëmijëve dhe për t’iu ofruar atyre të gjitha mundësitë për një jetëdinjitoze dhe të ardhme të ndritur. Gjatë gjithë kësaj periudhekishim pranë mbështetjen e UNICEF-it dhe stafit të tij të specializuartë cilët me përpjekjen e tyre të pareshtura mbrojtën të drejtat efëmijëve të Kosovës dhe asistuan përpjekjet tona për krijimin e kushtevedhe shërbimeve të nevojshme për të garantuar të drejtat e tyre. Dëshirojtë shpreh mirënjohjen më të thellë për punën e UNICEF-in në tërë këtovite, duke thënë pa hezitim që fal jush sot shumë fëmijë kanë jetë më tëmirë, më të lumtur dhe më të sigurt. Sot 20 vite më pas mund tëndjehemi krenar me progresin që kemi bërë në garantimin e të drejtavetë fëmijëve, duke i mbrojtur ato me Kushtetutën dhe me ligjet e vendit,përfshirë dhe respektimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Patjetërqë kemi ende punë për të bërë, andaj duhet të mbetemi vigjilent për tëndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm qofshin ato legjislativ apoadministrativ për të garantuar zbatimin e plotë të këtyre parimeve. Gjatëkëtij viti kam pasur mundësi të shoh për së afërmi punën e rëndësishmeqë UNICEF-i kryen në Kosovë. Dëshiroj të shpreh falënderimet e mia përlidershipin dhe stafin e zyrës së UNCEF-it në Kosovë për ndihmën dheangazhimin që i keni ofruar Zyrës time, së bashku me UNDP-në dhe Zyrën eOBSH-së, në procesin e kualifikimit të Kosovës për fondet e KorporatësSfidat e Mijëvjeçarit. Me ndihmën tuaj dhe një pune intensive nga shumëinstitucione ne kemi arritur të raportojmë më shumë të dhëna dhe tëpërmirësojmë rangimin e Kosovës në shumë indikatorë, si Imunizimi,pjesëmarrja e vajzave në arsimin e mesëm, dhe shëndeti i fëmijëve. Jam ekënaqur që përpjekjet tona të përbashkëta kanë dhënë rezultate kuKosova për herë të parë ka kaluar vlerësimin e MCC-së duke e sjellë atëmë afër kualifikimit për asistencë. Zonja dhe zotërinj, Endesot përballemi me sfida të shumta në garantimin e të drejtave të plotapër të gjithë fëmijët e vendit pavarësisht vendndodhjes së tyre,përkatësisë së tyre etnike apo specifikave që ato kanë. Duhet të njohimkëto vështirësi dhe të sigurohemi që politikat tona reflektojnëobjektivin e krijimit të një shoqërie, një shteti ku fëmijët gëzojnë tëdrejtat e tyre të plota dhe ku e ardhmja e tyre është e garantuar. Fëmijët janë e ardhmja e vendit, është obligimi i të gjithë ne që t’iu garantojmë atyre një të ardhme të ndritur. Ju faleminderit!
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR