DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentes Jahjaga me rastin e shënimit të Ditës së Policisë së Kosovës

Kam kënaqësinë që sot të jem në këtë manifestim për Ditën e Policisë së Republikës së Kosovës, kur po shënojmë 15 vjetorin e themelimit dhe punës së këtij institucioni, profesional dhe të përkushtuar që me punën e palodhshme në shërbim të të gjithë qytetarëve, vazhdon të jetë institucioni me i besueshëm në vend.

I nderuari Ministër Rexhepi, I nderuari Drejtor Maxhuni,Të nderuar Familjarë të Policëve të rënë në kryerjen e detyrës, I nderuar komandant i KFOR-it,I nderuar komandant i FSK-sëTë nderuar Oficerë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës Të nderuar Përfaqësues të EULEX-itTë nderuar Ambasadorë dhe përfaqësues të Misioneve Diplomatike në Republikën e Kosovës,Të nderuar pjesëmarrës,Zonja dhe Zotërinj,Kam kënaqësinë që sot të jem në këtë manifestim për Ditën e Policisë së Republikës së Kosovës, kur po shënojmë 15 vjetorin e themelimit dhe punës së këtij institucioni, profesional dhe të përkushtuar që me punën e palodhshme në shërbim të të gjithë qytetarëve, vazhdon të jetë institucioni me i besueshëm në vend.Në këtë 15 vjetor po kurorëzojmë punën e palodhshme, përkushtimin dhe suksesin tuaj, vendosmërinë për t’u profesionalizuar dhe për t’i kontribuar jetësimit të vizionit që kemi për shtetin tonë, duke ju qëndruar pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe duke luajtur rol aktiv në forcimin e subjektivitetit të shtetit tonë.Policia e Kosovës në gjithë rrugën e saj që nga themelimi e deri më sot, u vlerësua për punën dhe angazhimin konkret në teren, me organizimin e mirë si strukturë, që zbaton me përpikëri ligjin dhe sot ajo është një garantuese e denjë e sundimit të rendit dhe ligjit në vend.Të nderuar të pranishëm,Sot kur Kosova sikurse e gjithë bota, po përballet me kërcënime nga aktivitetet terroriste dhe ekstremiste, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë dëshmuar përkushtimin e tyre për të ofruar sigurinë për të gjithë qytetarët e vendit, dhe për të mbrojtur idealet e vlerat e shoqërisë sonë.Policia e Kosovës, në bashkërendim me institucionet e tjera të vendit, përmes aksioneve të saj në javët e fundit, ka treguar profesionalizmin e saj dhe vendosmërinë për të ruajtur sigurinë kombëtare dhe për të mos lejuar që Kosova të shndërrohet në një strehë për individë e grupe të caktuara ekstremiste.Institucionet tona të sigurisë kanë dëshmuar se janë të afta dhe të përgatitura që të veprojnë kundër grupit të izoluar të njerëzve të manipuluar, të rreshtuar përkrah grupeve ekstremiste, që përbëjnë kërcënim jo vetëm për shoqërinë e shtetin tonë, por edhe më gjërë. Kosova asnjëherë nuk do të lejojë rritjen e grupeve të tilla në tokën e saj, dhe asnjëherë nuk do të lejojë që vlerat e saj si shoqëri, të ndërtuara me shekuj, të lëkunden dhe të rrezikohen.Institucionet e Kosovës do të veprojnë në parandalimin e secilit kërcënim duke ndërtuar bazën e një shteti ku sundon ligji dhe rendi dhe ku liria e qytetarëve të tij, e mishëruar në Kushtetutë, është vlera më e madhe e saj.Është shumë e domosdoshme që Kuvendi i ri i Kosovës, dhe unë besoj se deputetët e zgjedhur me votën e popullit do të gjejnë forcën dhe kurajon që të tejkalojnë shpejt problemet e sotme, të miratojë ligje që do të parandalojnë aktivitetet ekstremiste e terroriste të qytetarëve tanë kudo qoftë në botë.NE të gjithë, përfaqësues të institucioneve, subjekte politike, e qytetarë të Kosovës duhet të punojmë në respektim dhe zabtim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.Të nderuar oficerë dhe zyrtarë të Policisë,Institucioni që ju përfaqësoni – uniformën e të cilit e mbani me krenari – është institucioni më i besueshëm për qytetarët e vendit, sepse ju jeni në shërbim të sigurisë së tyre, në mbrojtje të rendit dhe zbatim të ligjit.Ju jeni gjithashtu çdo ditë me qytetarët e Kosovës, në çdo pjesë të vendit, dhe besimi i ndërtuar mes jush është lidhja më e fuqishme që na bën të besojmë në idealet mbi të cilat po e ndërtojmë shtetin tonë.Policia e Kosovës është ndërtuar me standardet më të larta profesionale, të gjithëpërfshirjes së komuniteteve, me numrin më të lartë të grave në të, duke u bërë kështu institucioni më i afërt dhe më i prekshëm nga çdo kategori e shoqërisë.Vendosja e rendit dhe sundimi i ligjit është fundamentale për sigurimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të qëndrueshëm brenda një shoqërie dhe për konsolidimin e demokracisë. Prandaj rendi dhe ligji janë prioritet për institucionet e Republikës së Kosovës.Shteti i së drejtës ndërtohet me politikat zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe me fuqinë për t’i luftuar ato deri në çrrënjosje. Së bashku me mekanizmat e tjerë, Policia e Kosovës ka një rol të rëndësishëm në këtë luftë, të cilën nuk mund ta humbim.E ardhmja e shtetit tonë varet nga forca jonë për të çrrënjosur këto fenomene dhe unë besoj fuqishëm se ne do t’i mundim ato, për të siguruar një jetë më të mirë për qytetarët tanë. Këtë e kemi obligim!Kosova nuk mund të shndërrohet në një vend transiti e as destinacioni për çfarëdo trafikim të narkotikëve, pavarësisht sfidave me të cilat mund të përballemi. Policia e Kosovës dhe të gjithë mekanizmat e tjerë duhet të shtojnë përpjekjet për të çrrënjosur këtë fenomen i cili po ua shkurton të ardhmen fëmijëve tanë duke e shtrirë këtë betejë në çdo cep të vendit tonë.Lufta kundër këtij lloji trafikimi, sikur edhe trafikimit me qenie njerëzore, është shumë ngushtë e lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, posaçërisht korrupsionit të brendshëm.Prandaj na duhet më shumë efikasitet, angazhim e përkushtim, forcë e vullnet dhe guxim për t’u mposhtur këto fenomene.Dhe unë besoj në Policinë e Kosovës që së bashku me mekanizmat e tjerë do të vazhdojnë ta bëjnë punën e tyre me profesionalizëm në çrrënjosjen e këtyre dukurive.Institucionet e Kosovës dhe të gjithë qytetarët ju mbështesin në përmbushjen e misionit tuaj; garantimit të rendit kushtetues, sundimit të ligjit dhe ofrimit të sigurisë për secilin qytetar.Të nderuar të pranishëm,Republika e Kosovës është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe si e tillë i kushton rëndësi të veçantë politikave të sigurisë në kuadër të politikave të përgjithshme që ndikojnë në stabilitetin e vendit, rajonit por edhe në sigurinë kolektive.Anëtarësimi i saj, me te drejta të plota e të barabarta, në të gjitha institucionet ndërkombëtare të sigurisë, do t’i mundësojë asaj të jap kontributin për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë, por edhe për luftimin e të gjitha fenomeneve negative.Ne ende kemi shumë punë për të bërë që të përmbushim synimin tonë për të qenë anëtarë të familjes euroatlantike, të strukturave ndërkombëtare të sigurisë.Të nderuar pjesëtarë të Policisë,Në këtë sfidë tonën për rend dhe ligj, roli i juaj është vendimtar! Dhe unë besoj fuqishëm në përkushtimin, aftësinë dhe profesionalizmin tuaj që t’i shërbeni qytetarit të Kosovës.Sukseset tuaja në këto 15 vite janë testamenti më i mirë se ju do të jeni në krye të këtij misioni. Uniforma juaj sot është simbol i paqes dhe sigurisë. Ta mbani me nder!Gradat të cilat uroj t’i gëzoni mbani me krenari – e di mirë se ato do t’i kuptoni si obligim për të shërbyer me zell dhe jo thjeshtë si privilegj. Ju dëshiroj suksese në punë dhe ngritje të vazhdueshme profesionale! Ju faleminderit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.