Dua t’Ju shpreh falënderimin tim të thellë për takimin dhe mikpritjen tuaj madhështore që më bëtë mua me rastin e inaugurimit Tuaj President i Republikës së Kroacisë, në Zagreb, javën që shkoi.
Prishtinë, 23 shkurt 2010
Sh.T. Z. Ivo Josipovic
President i Republikës së Kroacisë
Zagreb, Kroaci
[KETU SHKRUHET ME DORE – I dashur President Josipovic],
Dua t’Ju shpreh falënderimin tim të thellë për takimin dhe mikpritjen tuaj madhështore që më bëtë mua me rastin e inaugurimit Tuaj President i Republikës së Kroacisë, në Zagreb, javën që shkoi.
Unë mbeta me përshtypjet më të mira për Kroacinë dhe zhvillimin e madh të saj, që pa dyshim do të jetë shembull për Kosovën në rrugën e saj drejt prosperimit dhe zhvillimit të përgjithshëm. Jam i bindur se për arritjen e këtij synimi Kosovës nuk do t’i mungojë komunikimi dhe bashkëpunimi me vendin Tuaj dhe me të gjitha vendet e rajonit. Bashkëpunimi rajonal do të jetë shtyllë e integrimit tonë të mëtutjeshëm.
Duke Ju falënderuar edhe një herë, Juve dhe familjes tuaj Ju dëshiroj shëndet dhe fat!
Sinqerisht,
Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN