DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Delegacioni i Kosovës u takua me Drejtorin Menaxhues të FMN-së dhe Presidentin e Bankës Botërore

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i prirë nga Presidenti dr.Fatmir Sejdiu dhe në përbërje të të cilit janë edhe Kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrat Skender Hyseni e Ahmet Shala, pas ceremonisë së nënshkrimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore dje në Uashington, ka zhvilluar një varg takimesh, mes të tjerash edhe me zyrtarët më të lartë të këtyre dy institucioneve.

Gjatë një takimi me Drejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, z.Dominique Strauss-Khan dhe bashkëpunëtorët e tij, përfshirë edhe z. Marek Belka, Drejtor i Departamentit Evropian të FMN-së, udhëheqësit e Kosovës e kanë falënderuar atë dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e vendit tonë në këtë institucion.

Të arriturat në Republikën e Kosovës dhe zhvillimi ekonomik, me theks të veçantë në sektorin e energjisë, kanë qenë temat kryesore të diskutuara me z. Strauss-Khan.

Po këto tema janë shtjelluar edhe në takimin që delegacioni i vendit tonë ka zhvilluar me Presidentin e Bankë Botërore, z Robert Zoellick dhe bashkëpunëtorët e tij.

This site is registered on wpml.org as a development site.