presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Deklaratë e Presidentes Jahjaga me rastin e publikimit të Studimit të Fizibilitetit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mirëpretaprovimin nga Komisioni Evropian të Studimit të Fizibilitetit përMarrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Studimi i Fizibilitetit konfirmon se Kosova ështëe gatshme për të hapur negociatat për MSA-në, pas përmbushjes sëprioriteteve afatshkurtra.

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit paraqet hapin e parë të madh të vendit në rrugën e anëtarësimit dhe integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, proces ky që është në një vijë me politikën e zgjerimit të BE-së dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Presidentja Jahjaga konsideron se vendosja e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian do të ketë ndikim të rëndësishëm në proceset demokratike dhe nxitjes së reformave të brendshme, si dhe në avancimin e zhvillimit ekonomik të vendit duke ofruar gjithashtu stabilitet për investitorët e jashtëm. Presidentja Jahjaga shpreh gatishmërinë dhe përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës që të vazhdojnë në përmbushjen e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Presidentja e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen Komisionit Evropian dhe të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të rrugës evropiane të Kosovës dhe të rajonit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.