presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Deklaratë e Presidentes Atifete Jahjaga me rastin e 20-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

Sot përkujtojmë me respekt dhe nder 8 mijë djem e burra të vrarë brutalisht në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës, në aktin më cnjerëzor të gjenocidit në botë në shekullin 20.

Sot kujtojmë ata që u vranë në mënyrë brutale edhe ata që u varrosën pas 20 vjetësh të aktit  më të errët të njerëzimit dhe gjithashtu kujtojmë mijëra të zhdukur, nga një vepër mizore  në përpjekje per të shkatërruar jetë njerëzish. Viktimat e masakrës në Srebrenicë kërkojnë drejtësi edhe 20 vjet pas masakrës dhe ne duhet të sigurojmë se ata do të pushojnë të qetë, kur shkaktarët e vrasjes së tyre të jenë përballur me forcën e ligjit. Duhet të kujtojmë që të mos përsëritet më krimi ndaj njerëzimit, të mësojmë se gjenocidi i kryer në Srebrenicë nuk mund të pushojë e të heshtet pa dënim.Drejtësia duhet të viihet në vend, që të hapet rruga e pajtimit në Ballkan, pajtimit të madh mes popujve që kanë kaluar histori të rënda mes vete. Falja nuk mund të ndodhë pa vënë përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime në emër të luftërave të pakuptimta në Ballkan dhe drejtësia do të triumfojë kur të jenë përballur me të të gjithë shkaktarët e akteve gjenocidale në Ballkan. Në këtë përvjetor të dhimbjes e vuajtjeve të mëdha, Kosova sot është me familjet e të gjitha viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, në një kohë kur edhe vetë po shëron plaget e luftës së saj. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.